Secondary Adv

Presidenti Trump konfirmon se ushtria amerikane ka nisur një sulm ndaj Iiranit

Ushtria izraelite nisi një sulm të papritur ndaj Teheranit, duke kryer një operacion të përbashkët me SHBA-në.


Hapësira ajrore izraelite është mbyllur për arsye sigurie. Është urdhëruar gjithashtu ndalimi i aktiviteteve arsimore dhe tubimeve, ndërsa qytetarëve u është këshilluar të punojnë nga shtëpia.

 

Raportime për një sulm ndaj shtëpisë së presidentit iranian dhe largimin e Khameneit nga qyteti. Raportohen ndërprerje të rrjetit të telefonisë celulare dhe probleme me internetin.

 

Presidenti Trump konfirmon se ushtria amerikane ka filluar “operacione të mëdha luftarake” në Iran. Ai postoi një video tetëminutëshe në Truth Social i cili u shpreh se:

 

“Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian. Aktivitetet e tyre kërcënuese i vënë Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën në rrezik të menjëhershëm. Për 47 vjet, regjimi iranian ka bërtitur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pafundme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe civilët e pafajshëm në shumë, shumë vende”, tha ai.

Burimi: Euronews.al


Më të lexuarat